176 2 〉 Sistemet e menteshave 〉 BLUMOTION për dyer Katalogu 2024/2025 Mbyllja e dyerve – butë dhe lehtë Sistemi përshtatës i zbutjes – komandimi i lëvizjes perfekte Kështu funksionon sistemi përshtatës i zbutjes 2 Komoditet i jashtëzakonshëm falë aftësisë së lartë përshtatëse. Kjo e gjitha falë teknologjisë inteligjente të sistemit përshtatës BLUMOTION. Reagon ndaj faktorëve vendimtarë, si madhësia e kapakut ballor, pesha e tij dhe shpejtësia e mbylljes. Dhe e frenon siç duhet lëvizjen e kanatit. Rezultati është një lëvizje e butë dhe e lehtë e mbylljes. Një vështrim mbrapa kuintave të sistemit përshtatës BLUMOTION. Shpejtësia e vogël në mbyllje Elementi i frenimit zgjerohet pak. Pjesa e mesme mund të futet pa rezistencë. ▬ Ndikim i vogël Shpejtësia e lartë në mbyllje Elementi i frenimit zgjerohet. Pjesa e mesme mund të futet vetëm shumë ngadalë. ▬ Ndikim më i madh Shpejtësia shumë e lartë në mbyllje Këtu hyn në veprim mbrojtja nga mbingarkesa. ▬ Mbron BLUMOTION dhe menteshat Me BLUMOTION, sistemin përshtatës të zbutjes, mobiliet mbyllen butë dhe lehtë – dhe kjo ndodh pavarësisht vrullit dhe peshës së dyerve. Si në kuzhinë, korridor, banjë, dhomë ndenjeje apo dhomë gjumi – me teknikën inteligjente BLUMOTION çdo derë lëviz në mënyrë elegante dhe kujdeset për komoditet të lartë të lëvizjes. ▬ Sistemi përshtatës përshtatet vetë sipas shpejtësisë së mbylljes dhe peshës së derës ▬ Disponohet në versione të ndryshme pothuajse për çdo pozicion përdorimi ▬ Mund të instalohet në çdo moment gjatë procesit të prodhimit dhe të shitjes ▬ Përfshin mbrojtje të integruar ndaj mbingarkesës për ta mbrojtur sistemin nga dëmtimet si rezultat i përdorimit jo korrekt
RkJQdWJsaXNoZXIy