Katalogu dhe manuali teknik 2024-2025 sq

3 Katalogu 2024/2025 Faqet e instruksioneve Short-URL www.blum.com/i367 Elegancë e dukshme me finesa të padukshme AVENTOS HKi shkrihet me mobilien dhe që do të thotë me të gjitha llojet e kanateve. Edhe te një kanat me xham të qartë aksesori nuk duket kur mobilia është e mbyllur. Gjatë hapjes levat shfaqen në ngjyrën elegante Onyx e zezë. Ergonomia e kombinuar me High-Tech Teknologjia e AVENTOS HKi është e fshehur në faqen anësore dhe megjithatë është e ndjeshme: Centrim i mekanizmit të ngritjes nga përpara, kufizues i integruar i këndit të hapjes si dhe ndalim pa kufizim. Kjo mundëson lirinë e plotë të lëvizjes dhe qasjen ideale në produktet e vendosura në ruajtje. Një botë e tërë plot me mundësi AVENTOS HKi është aq i hollë, saqë aksesori strehohet në një anë të dollapit me trashësi prej vetëm 16 mm. Nuk ka kufij për ju për sa i përket modelimit të kanateve. 1 〉 Sistemet e kanateve 〉 AVENTOS HKi AVENTOS HKi 12 AVENTOS HKi – aksesori i integruar për kanatet me hapje lart Falë strukturës së tij kompakte dhe të hollë AVENTOS HKi integrohet plotësisht në faqen anësore të dollapit. Aksesori i kanatit me hapje lart shkrihet në këtë mënyrë me mobilien dhe ju ofron juve mundësi të reja modelimi me estetikën e cilësisë së lartë. Ju merrni mobilie të vërteta me liri të plotë modelimi.

RkJQdWJsaXNoZXIy