Katalogu dhe manuali teknik 2024-2025 sq

338 3 〉 Sistemet e sirtarëve 〉 METABOX Katalogu 2024/2025 I thjeshtë. I shkëlqyer. I provuar. Short-URL www.blum.com/configurator 3 Lartësia e faqes anësore të sirtarit N = 54 mm Lartësia e faqes anësore të sirtarit M = 86 mm Lartësia e faqes anësore të sirtarit K = 118 mm Lartësia e faqes anësore të sirtarit H = 150 mm METABOX BLUMOTION kujdeset për mbylljen e butë dhe të lehtë. Për zgjedhjen e lehtë të produktit dhe porositjen e programit të disponueshëm, përdorni konfiguruesin e produkteve. Sirtarët METABOX përbëhen nga shumë pak pjesë. Duke përdorur sistemin e provuar të sirtarëve, mund të realizoni aplikime nga më të ndryshmet. Materialet e qëndrueshme dhe punimi i kujdesshëm garantojnë vlerat më të mira të qëndrueshmërisë – me një kapacitet mbajtës dinamik deri në 25 kg. Funksioni tashmë i provuar dhe i vërtetuar BLUMOTION disponohet si opsion edhe për kasetat me hapje të pjesshme METABOX. I pavarur nga forca e ushtruar dhe pesha e artikujve që mban. Jashtëzakonisht praktik dhe ekonomik: për një dollap me gjerësi deri në 900 mm mjafton vetëm një njësi BLUMOTION.

RkJQdWJsaXNoZXIy