Katalogu dhe manuali teknik 2024-2025 sq

100 200 300 400 500 600 1200 900 600 2.5 mm 394 3 〉 Sistemet e sirtarëve 〉 TIP-ON BLUMOTION për LEGRABOX | MERIVOBOX | TANDEMBOX Katalogu 2024/2025 Dy funksione – të kombinuara me elegancë 3 Hapja me prekje, rrëshqitja e lehtë, mbyllja e butë dhe e lehtë – me teknologjinë TIP-ON BLUMOTION krijohet nga lëvizja një ndjesi e plotë komoditeti në mënyrë harmonike. Procesi i lëvizjes mbështetet tërësisht në mënyrë mekanike. Distancë e vogël e kapakut ballor nga dollapi TIP-ON BLUMOTION realizohet me një hapësirë të vogël 2.5 mm. Zona e madhe e veprimit Për një funksionim optimal dhe një zonë veprimi sa më të madhe ne ju rekomandojmë përdorimin e përgjithshëm të një sinkronizuesi. Rregullimi 4-dimensional Me anë të rregullimit 4-dimensional krijohet një pamje e saktë e distancës në mes të kapakut ballor dhe dollapit. Rregullimi i thellësisë është i integruar dhe kryhet pa ndihmën e veglave nëpërmjet një rrote të vogël rregullimi. Montim i thjeshtë dhe pa vegla Njësia TIP-ON BLUMOTION, si edhe gjithë komponentët e tjerë, mund të montohen pa vegla. TIP-ON BLUMOTION ndërthur avantazhet e mbështetjes mekanike të hapjes TIP-ON me zbutjen e provuar BLUMOTION për një mbyllje të butë dhe të lehtë – në mënyrë komplet mekanike. Falë zonës së madhe të veprimit TIP-ON BLUMOTION kujdeset për komoditet mahnitës në përdorimin e kasetave dhe sirtarëve pa dorezë. Për një funksionim optimal dhe një zonë veprimi sa më të madhe ne ju rekomandojmë përdorimin e përgjithshëm të një sinkronizuesi.

RkJQdWJsaXNoZXIy