410 4 〉 Sistemi i shinave rrëshqitëse 〉 MOVENTO Katalogu 2024/2025 I rafinuari mes sistemeve të shinave rrëshqitëse 4 Lëvizje e sinkronizuar Një veçori e sistemit të shinave rrëshqitëse MOVENTO është lëvizja e sinkronizuar. Komponentët e shinës me rule plastike që nuk konsumohen lëvizin njëtrajtësisht dhe pothuajse në heshtje – për hapje dhe mbyllje të butë dhe pa mundim. Komoditet centrimi 4-dimensional Me MOVENTO, përveç centrimit të kapakut ballor në lartësi dhe pjerrësi, tani mund ta centroni atë edhe anash e në thellësi. Nuk ju duhet ta modifikoni sirtarin por merrni shpejt, lehtë dhe pa vegla një pamje të saktë të hapësirave midis kapakëve ballorë. Kapacitet mbajtës dhe stabilitet MOVENTO është i qëndrueshëm dhe i fortë. Falë vlerave të mira të qëndrueshmërisë ndaj uljes, sistemi i shinave rrëshqitëse është gjithashtu i përshtatshëm për përdorime afër dyshemesë. Kjo e bën zgjedhje të parë kasetën me hapje të plotë me kapacitet mbajtës 40 dhe Mundësitë pa doreza MOVENTO mund të realizohet me të 4 teknologjitë e lëvizjes nga Blum. Ju vendosni se cila u përshtatet më mirë kërkesave tuaja. Bllokuesi i raftit Bllokuesi i raftit për MOVENTO kapet në mënyrë të sigurt në të dyja anët kur kaseta për rafte nxirret plotësisht jashtë dhe qëndron pa lëvizur. Lirimi i bllokuesit të raftit bëhet në mënyrë komode me një dorë në sajë të sinkronizimit. Me sistemin e rafinuar të shinave rrëshqitëse MOVENTO ju ofrojmë lëvizje të lehtë të sinkronizuar, centrim 4-dimensional të kapakut ballor dhe kapacitet mbajtës dinamik prej 40 dhe 70 kg me stabilitet të lartë dhe vlera shumë të mira të qëndrueshmërisë ndaj uljes.
RkJQdWJsaXNoZXIy