44 1 〉 Sistemet e kanateve 〉 AVENTOS HK top – kanati me hapje lart Katalogu 2024/2025 Përjetoni një komoditet magjepsës lëvizjeje Dizajni dhe montimi Avantazhe që do t'ju frymëzojnë juve dhe klientët tuaj Falë dizajnit minimalist kanati me hapje lart integrohet në mënyrë harmonike në mobilie në të gjitha ambientet e shtëpisë. Pajisje sigurie e integruar Mekanizmi inovativ parandalon hapjen aksidentale të krahut të ngritjes. Kufizuesi i këndit të hapjes është tashmë i integruar te AVENTOS HK top dhe mund të centrohet pa kufizim. AVENTOS HK top mund të realizohet edhe me EXPANDO T për kanatet e holla nga 8 mm. Kapakët mbulues në vija të drejta përshtaten nga ana optike me AVENTOS HF top | HS top | HL top. Disponohet në ngjyrë të bardhë mëndafshi, gri të çelët dhe gri të errët. Asnjë pjesë e dalë Nëpërmjet levës së mbyllur nuk del jashtë asnjë pjesë mbi dollap. Kjo e lehtëson ndjeshëm ngarkesën e brendshëm. AVENTOS HK top është kompakt, minimalist dhe funksional në maksimum. Por si paketë force mjaft fleksibël, ai është i përshtatshëm edhe për kanatet e mëdha në dollapët e lartë dhe të sipërm. Kufizuesi i këndit të hapjes dhe pajisja e sigurisë janë të integruara. Në zhvillimin e këtij produkti janë marrë në konsideratë edhe bordurat. ▬ Lartësia e dollapit KH 205–600 mm ▬ Gjerësia e dollapit KB deri në 1800 mm ▬ BLUMOTION – mbyllje e butë dhe e qetë falë zbutjes ▬ SERVO-DRIVE – mbështetja elektrike e lëvizjes ▬ Forcë e vogël aktivizimi ▬ Montim pa vegla ▬ Pozicion fiks i mekanizmit të ngritjes dhe fiksuesve të kanatit ▬ Mekanizëm simetrik i ngritjes ▬ Centrim 3-dimensional i kapakut ballor ▬ Nuk nevojiten menteshat 1 Variante mbërthimi Dy mënyra montimi të mekanizmit të ngritjes: ose me vida të sistemit të montuara në fabrikë ose në variantin për pllaka zdrukthi me gjetjen e pozicionit të integruar.
RkJQdWJsaXNoZXIy