532 5 〉 Pocket system Katalogu 2024/2025 REVEGO 5 Planifikim i thjeshtë Gjerësitë fikse të Pocket lejojnë një planifikim të thjeshtë. Nuk ka rëndësi, nëse përdoret për dyer teke ose dyshe: REVEGO lejon mundësi të lira modelimi përreth Pocket dhe mund të integrohet me një lëvizje të dorës në konfigurimin e kuzhinës ose rreshtin e kuzhinës. Përgatitje praktike Falë strukturës unike të Pocket me aksesorë plotësisht të integruar REVEGO përmban tashmë të gjithë komponentët e nevojshëm. Ju mund të montoni paraprakisht në mënyrë komode Pocket systems në punishte ose në fabrikë dhe ta transportoni me kujdes të paketuar te klienti fundor. Kjo lehtëson montimin në vend dhe rrit gjithashtu efikasitetin. Vendosja e pa komplikuar REVEGO shquhet gjithashtu për montim të shpejtë dhe të thjeshtë: vendosni, drejtoni dhe fiksoni Pocket e prodhuar paraprakisht, më pas instaloni ose thënë ndryshe vendosni kapakët ballor dhe këmbëzat – u krye! Pocket systems hapin perspektiva krejtësisht të reja për shfrytëzimin e hapësirave multifunksionale: me REVEGO, sistemin unik të dyerve me rrëshqitje me teknologji plotësisht të integruar, ju hapni të gjitha hapësirat e banimit për përdorim dhe më pas i fshihni përsëri. Pavarësisht nëse përdorni dyer teke ose dyshe, kapakët ballor me hapje të plotë nga jashtë largohen në dollapin e vet të ngushtë, në Pocket. ▬ Hapje dhe mbyllje e butë pa dorezë falë teknologjisë së integruar të lëvizjes TIP-ON ▬ Mundësi precize dhe lehtësisht të arritshme të centrimit 3-dimensional ▬ Çmontim i thjeshtë i aksesorëve edhe në mobiliet e ndërtuara falë ndërfaqes së integruar të shërbimit ▬ Kanatet me hapje të plotë jashtë mbulojnë komplet Pocket ▬ REVEGO uno dhe REVEGO duo mund të kombinohen individualisht ▬ REVEGO mund të përdoret në të gjitha ambientet e banimit ▬ Për zgjidhje me konstruksion të brendshëm ose si një aplikim në këmbë
RkJQdWJsaXNoZXIy