612 9 〉 Shërbimet Blum 〉 Shërbimet dixhitale 〉 Përdorimet Katalogu 2024/2025 Shërbimi i të dhënave CAD/CAM Hapat e punës Në cilët hapa të punës ju mbështetim? Marketingu Skicimi | Planifikimi | Oferta Konstruksioni Porosia Përgatitja Dorëzimi | Montimi Shërbimi pas shitjes Konstruksioni Ju merrni të dhënat CAD në 2D dhe 3D në formatet më të zakonshme, si dhe skedarin tonë BXF¹. Që të dyja mund t'i përdorni më tej në softuerin tuaj të planifikimit të konstruksionit ndërfaqe BXF¹. Të dhënat CAD ju ofrohen si element gjeometrik i veçantë, si grupim ose si paketë. Përgatitja Shkarkoni të dhënat e prodhimit, si p.sh. skicat e prodhimit, ose shfrytëzoni të dhënat tona CAM² në formatet më të zakonshme për softuerin tuaj CAM. Përveç kësaj merrni edhe të dhënat tona BXF¹ të informacioneve përkatëse të prodhimit për pjesët tuaja prej druri. Përmbajtje për shkarkim në shërbimin e të dhënave CAD/CAM Paketa CAD/CAM² Produkti i veçantë (3D) Grupimi (3D) Situata e montimit (2D) Vizatimi i prodhimit (2D) Të dhënat CAM² për përpunimin e mëtejshëm në makinerinë CNC Të dhënat BXF¹ Informim individual i klientëve për rrethana të veçanta montimi ose pyetje të hapura ¹ Skedari BXF (Blum eXchange-Format) nuk përmban vetëm informacione që lidhen me aksesorët, por edhe informacionet e prodhimit për pjesët e drurit si p.sh. prerjet dhe pozicionet e shpimit. ² Të dhënat CAM në dispozicion për përzgjedhje lidhen me secilin produkt të veçantë. Për këtë arsye ju lutemi të kryeni manualisht pozicionimin e saktë mbi pjesët prej druri. Faqet e instruksioneve Pamje e përgjithshme 605 Shërbimi i të dhënave CAD/CAM Short-URL www.blum.com/s004 9 Rruga juaj drejt të dhënave aktuale CAD/CAM Për t'ju mbështetur në mënyrë optimale në procesin e krijimit të konstruksionit dhe të prodhimit, ne ju ofrojmë një shumëllojshmëri të formateve të ndryshme CAD/CAM. Me shërbimin e të dhënave CAD/CAM ju keni qasje në të dhënat e dobishme – shpejt dhe në çdo kohë. ▬ Hyni në të dhënat aktuale CAD/CAM² të verifikuara nga prodhuesi ▬ Shkoni direkt te konfiguruesit tanë dhe merrni skicat e prodhimit, të dhënat BXF¹, rrethanat e montimit – në përputhje me përmasat dhe të testuara kundër përplasjeve ▬ Ju mungojnë të dhënat e përshtatshme? Atëherë thjesht na kërkoni, për shembull, skicat për aksesorët e veçantë, nëpërmjet kërkesës nga klienti
RkJQdWJsaXNoZXIy