622 9 〉 Shërbimet Blum 〉 Makineritë e përpunimit 〉 Pajisja bazë Katalogu 2024/2025 MINIPRESS top për EASYSTICK Shembuj përdorimi 9 Proces pune i dixhitalizuar: planifikim direkt në makineri Me EASYSTICK dixhitalizohet planifikimi dhe përpunimi. Ose e bëni projektin direkt në makineri, ose i merrni të dhënat tuaja nga konfiguruesi i dollapëve ose i produkteve. Përdorim efikas dhe i shumëllojshëm E pajisur me EASYSTICK, slita e shpimit (boshti Y) lëviz automatikisht deri në 350 mm. Kjo rrit spektrin e mundësive të përpunimit dhe lejon vendosjen në mes të vargjeve të vrimave te thellësitë e mëdha të dollapit. Përpunim i mëtejshëm i thjeshtë i porosive të punës Porositë tuaja të punës mund të thirren me skanerin e barkodit dhe më pas të përpunohen më tej. Mbërthimi i kokës së shpimit Koka e shpimit (e identifikuar me ngjyrë) e pajisur me punto dhe shabllone (opsionale) mund të fiksohet shpejt dhe pa vegla pune me anë të levës së mbërthimit. MINIPRESS top për EASYSTICK vertikal | horizontal dhe vertikal Me sistemin e montimit EASYSTICK, MINIPRESS top kthehet në një pajisje e gjithanshme për punimin e dollapit dhe të kanateve. Kompjuteri EASYSTICK ju mundëson që të merrni përsipër cilësimet e përpunimit direkt në MINIPRESS top. EASYSTICK llogarit automatikisht pozicionet e sakta të shpimit. Vizorja | slita e shpimit lëviz automatikisht në pozicionin e duhur. Vendosni komponentin, hapni vrimat dhe gjithçka është gati. ▬ Shpim vertikal dhe vendosje opsionale e aksesorëve Blum ▬ Shpim horizontal opsional ▬ Ndërrim i shpejtë i kokave të shpimit të pajisura tashmë me punto ▬ Lëvizje automatike e slitës së shpimit (boshti Y) deri në 350 mm ▬ Vizore me lëvizje automatike (boshti X) për dimensionet e pjesës deri në 2681 mm ▬ Rregullim i thjeshtë i dimensioneve në sajë të elementëve të përdorimit lehtësisht të arritshëm me tregues të saktë Foto ilustruese
RkJQdWJsaXNoZXIy