Katalogu dhe manuali teknik 2024-2025 sq

626 9 〉 Shërbimet Blum 〉 Makineritë e përpunimit 〉 Pajisja bazë Katalogu 2024/2025 MINIPRESS top Shembuj përdorimi Punë me dimensione e garantuar: tregues të saktë në makineri Elementët e përdorimit lehtësisht të arritshëm me treguesit e saktë lehtësojnë rregullimin e të gjitha dimensioneve dhe rritin precizionin. Kështu procesi juaj i punës bëhet më i shpejtë dhe pa gabime. Kufizuesit precizë: regullim i boshtit Y në slitën e shpimit Të gjitha pozicionet e ndalimit mund të caktohen saktë falë cilësimit komod të slitës së shpimit (boshti Y) me anë të dorezës. Tavolina e punës dhe vizorja mbeten në të njëjtin pozicion. Përdorim i thjeshtë dhe preciz. Ndryshimi i vizores Vizorja me pozicione ndalimi të paracaktuara e të koduara me ngjyrë mund të vendoset pa përdorur asnjë vegël me vetëm disa lëvizje. Mbërthimi i kokës së shpimit Koka e shpimit (e identifikuar me ngjyrë) e pajisur me punto dhe shabllone (opsionale) mund të fiksohet shpejt dhe pa vegla pune me anë të levës së mbërthimit. MINIPRESS top – vertikal MINIPRESS top e bën përdorimin dhe rregullimet në makineri më të thjeshta dhe më të sakta. Me MINIPRESS top mund të realizohen mjaft thjesht të gjitha shpimet vertikale. Një vendosje vertikale e aksesorëve Blum është gjithashtu e mundur si opsion. Sistemi i plotë i konstruksionit (planet e ngritjes | kokat e shpimit | vizoret) kujdeset që çdo MINIPRESS top të përshtatet sipas nevojave individuale të montimit. ▬ Shpim vertikal dhe vendosje opsionale e aksesorëve Blum ▬ Ndërrim i shpejtë i kokave të shpimit të pajisura tashmë me punto ▬ Gjetje e thjeshtë e pozicionit nëpërmjet ndërrimit të shpejtë pa vegla të vizoreve me cilësime të paracaktuara ▬ Vendosje manuale e slitës së shpimit (boshti Y) deri në 350 mm ▬ Rregullim i thjeshtë i dimensioneve në sajë të elementëve të përdorimit lehtësisht të arritshëm me tregues të saktë Foto ilustruese 9

RkJQdWJsaXNoZXIy