Katalogu dhe manuali teknik 2024-2025 sq

630 9 〉 Shërbimet Blum 〉 Makineritë e përpunimit 〉 Pajisja bazë Katalogu 2024/2025 MINIPRESS P Shembuj përdorimi 9 Vendosja e aksesorëve Blum MINIPRESS P bën gjithashtu të mundur që aksesorët e mobilieve Blum të vendosen me thjeshtësi dhe në mënyrë racionale. Sistem kufizues praktik dhe i saktë Kalibrimi i dimensioneve të shpimit bëhet lehtë që nga përpara me anën e një boshti rrotullues. Shpimi i modeleve të ndryshme Me mekanizmin multi rrotullues mund të centrohen shpejt, në mënyrë precize dhe pa vegla modele të ndryshme shpimi për aksesorët e mobilieve. Mandrino me mbërthim të shpejtë Për ndërrimin e shpejtë dhe komod të puntove. Mandrino mund të rindërtohen individualisht. Koka e shpimit me 9 boshte Për hapjen racionale të grupeve të vrimave brenda sistemit 32 mm. Koka e shpimit si rregull është e pajisur me mandrino me mbërthim të shpejtë. Koka e shpimit me 8 boshte Për montimin e mekanizmave ngritëse AVENTOS, aksesorëve të kanateve të sirtarëve dhe të shinave të dollapit. Koka e shpimit si rregull është e pajisur me mandrino me mbërthim të shpejtë. Specialisti MINIPRESS P është specialist për punimin e kanateve. Grupet e vrimave dhe vrimat për shinat e dollapit mund të realizohen gjithashtu në mënyrë racionale. I kalibruar vetëm një herë, dhe ai i kryen të gjitha punët rutinë në mënyrë të pavarur dhe precize. Shtytja pneumatike gjatë shpimit vertikal dhe vendosjes së aksesorëve Blum, si dhe përshtatja e përmasave të shpimit me anë të boshtit rrotullues e bëjnë punën me MINIPRESS P të sigurt dhe precize. ▬ Shpim vertikal dhe vendosje e aksesorëve Blum ▬ Përcaktim i dimensioneve të shpimit me anë të boshtit rrotullues ▬ Shtytje pneumatike ▬ Mundësi plotësimi me EASYSTICK – për kufizuesit me lëvizje automatike në boshtin X Foto ilustruese

RkJQdWJsaXNoZXIy