Katalogu dhe manuali teknik 2024-2025 sq

650 9 〉 Shërbimet Blum 〉 Makineritë e përpunimit 〉 Aksesorët Katalogu 2024/2025 EASYSTICK Shembuj përdorimi Nisje e menjëhershme Me EASYSTICK është e mundur që për herë të parë dollapët të projektohen direkt në makineri me ndihmën e një kompjuteri. Pas futjes së dimensioneve të dollapit të gjitha pozicionet e shpimit gjenden në mënyrë automatike. Vendosja e vizores EASYSTICK EASYSTICK zëvendëson vizoren e zakonshme dhe revolucionon në punimin e kapakëve ballorë dhe dollapëve – edhe kur ju keni mundësi plotësimi të makinerive ekzistuese MINIPRESS P | MINIPRESS PRO. Montimi i njësisë së komandimit Kompjuteri mbërthehet direkt në makineri me ndihmën e një mbajtëse të veçantë – ndezja, planifikimi, shpimi – dhe gjithçka është gati. Pozicioni i thjeshtë i ndalimit EASYSTICK tregon pozicionet e shpimit me anë të shënimeve me dritë. Vizorja lëviz automatikisht. Me EASYSTICK ju arrini një punim mjaft të saktë, pa qenë nevoja për rregullim të ri. Punime me integrim të plotë Marrja e rezultateve të planifikimit nga konfiguruesi i dollapëve kryhet direkt nëpërmjet Wi-Fi, ose nëpërmjet USB në kompjuterin e EASYSTICK. Porositë tuaja të punës mund të thirren me skanerin e barkodit dhe më pas të përpunohen më tej. Të mbetesh aktual Të dhënat e reja të produkteve dhe zgjidhjet e aksesorëve janë të disponueshme shpejt dhe thjesht falë funksionit të përditësimit të EASYSTICK. Rezultatet tuaja të planifikimit mund të transferohen nëpërmjet Wi-Fi ose USB direkt në EASYSTICK. Foto ilustruese 9 Mbështetja juaj e përkryer Makineritë e shpimit dhe të vendosjes së aksesorëve Blum me EASYSTICK kujdesen që shpimet në dollap dhe në kanat të bëhen shpejt, lehtë dhe në mënyrë precize – s'ka rëndësi nëse punoni me MINIPRESS top | MINIPRESS P | MINIPRESS PRO – i pajisur me EASYSTICK, MINIPRESS bëhet ndihmësi juaj i përkryer. Kompjuteri EASYSTICK llogarit pozicionet e shpimit të aksesorëve pas futjes së të dhënave të dimensioneve të komponentit. Më pas, vizorja (boshti X) lëviz në mënyrë automatike dhe tregon hap pas hapi pozicionin e duhur të shpimit. ▬ Rezultate të sakta punimi nëpërmjet vizores që lëviz në mënyrë automatike (boshti X) ▬ Marrje e thjeshtë e rezultateve të planifikimit nga konfiguruesi i dollapëve ▬ Përditësim i thjeshtë i softuerit EASYSTICK (funksionet und produktet e reja) nëpërmjet përditësimeve ▬ Makineritë ekzistuese (MINIPRESS P | MINIPRESS PRO) plotësohen lehtë ▬ Transmetimi me valë është i mundur nëpërmjet përshtatësit WLAN

RkJQdWJsaXNoZXIy