608 9 〉 Shërbimet Blum 〉 Shërbimet dixhitale 〉 Përdorimet Katalogu 2024/2025 Konfiguruesi i produkteve Hapat e punës Në cilët hapa të punës ju mbështetim? Marketingu Skicimi | Planifikimi | Oferta Konstruksioni Porosia Përgatitja Dorëzimi | Montimi Shërbimi pas shitjes Skicimi | Planifikimi | Oferta Përcaktoni aksesorët e duhur për projektet e mobilieve tuaja: krijimi i thjeshtë dhe i shpejtë i listave të plota dhe të verifikuara nga prodhuesi të sasive të artikujve thjeshton në mënyrë të konsiderueshme planifikimet e skicave dhe organizimin e ofertave. Konstruksioni Dërgon dimensionimin e saktë të zgjidhjeve të produkteve Blum me të gjitha përmasat përkatëse. Shkarkimi i nxjerr të dhënat CAD në format 2D dhe 3D si veprime gjeometrike të përmbledhura – të përputhura saktësisht për projektet e mobilieve tuaja (përmasat, llogaritja e peshës, lloji i materialit, kapaciteti ngarkues,...). Mundësi të shumta eksportimi për përpunimin e mëtejshëm të të dhënave në softuerin tuaj të planifikimit të konstruksionit. Porosia Listat e sasive të artikujve mund të sistemohen dhe të organizohen lehtë sipas projekteve të klientëve në seksionin "Projektet e mia". Listat e plota e të verifikuara të pjesëve të artikujve i transferoni shpejt në mënyrë komode direkt tek tregtari që keni përzgjedhur. Përgatitja Rezultati i detajuar i planifikimit me listat për prerjet, skicat e prodhimit dhe të dhënat CAD/CAM ju mbështetin në realizimin e aplikimit në mobilie. Pavarësisht nëse prodhoni me dorë apo me makineri. Përdorimi Biblioteka ime Konfigurimet që përsëriten më shpesh mund të ruhen si modele me cilësimet tuaja individuale standarde. Projektet e mia | listat e mia të porosisë Ruani konfigurimet dhe organizoni projektet – kështu do të keni qasje edhe më vonë në rezultatet tuaja të planifikimit. Ndërfaqja e tregtarëve Transmetim i thjeshtë tek tregtari i përzgjedhur i listave të plota të artikujve e të verifikuara kundër përplasjes. ¹ Skedari BXF (Blum eXchange-Format) nuk përmban vetëm informacione që lidhen me aksesorët, por edhe informacionet e prodhimit për pjesët e drurit si p.sh. prerjet dhe pozicionet e shpimit. 9 Përzgjedhje dhe porositje e aksesorëve dhe prodhim pa harxhuar kohë Konfiguruesi i produkteve jep shpejt dhe thjeshtë zgjidhjen e duhur të aksesorëve për projektin e mobilies suaj. Listat e plota të sasive të artikujve për të gjitha projektet i transferoni direkt në dyqanin online të tregtarit që keni përzgjedhur. Rezultati i detajuar i planifikimit ofron skicat e prodhimit për printim ose të dhënat CAD për përpunim të mëtejshëm në softuerin tuaj të planifikimit të konstruksionit. Për transferimin tek EASYSTICK dhe te makineritë CNC janë gati të dhënat BXF¹ dhe CAM. ▬ Lista të plota pjesësh për një porosi pa gabime ▬ Rezultati i detajuar i planifikimit me informacione për konstruksionin, montimin, centrimin dhe prodhimin ▬ Të gjitha funksionet ofrohen për tablet dhe për telefona të mençur ▬ Zgjedhja intuitive e produktit e drejtuar deri te listat e pjesëve pa gabime me informacione të dobishme rreth produkteve të reja
RkJQdWJsaXNoZXIy