609 9 〉 Shërbimet Blum 〉 Shërbimet dixhitale 〉 Përdorimet Katalogu 2024/2025 Konfiguruesi i produkteve Funksionet Përzgjedhja e produkteve – aksesorët e duhur me vetëm disa klikime Rezultat i gjithanshëm i planifikimit – për çdo mënyrë të punuari Transferim i listave të pjesëve tek tregtari i përzgjedhur Bibliotekat – modelet ndihmëse për standardet e punishtes suaj Faqet e instruksioneve Pamje e përgjithshme 605 Konfiguruesi i produkteve Short-URL www.blum.com/s002 9 Me përzgjedhjen e drejtuar të produkteve ju merrni gjithmonë aksesorët e përshtatshëm për projektin tuaj të mobilies. Edhe në rrethanat komplekse të mobilieve, llogaritësit ndihmës praktikë ju mbështetin në llogaritjen e peshës së saktë të kapakut ballor për kanatet dhe dyert apo për njësinë më të mirë TIP-ON BLUMOTION. Listat e plota të sasive për përdorim në produkte të tilla si SPACE STEP ose CABLOXX krijohen shpejt dhe në mënyrë të thjeshtë. Rezultati i gjithanshëm i planifikimit nuk lë asgjë pa realizuar – nga listat e pjesëve të produkteve të verifikuara nga prodhuesi, të dhënat e sakta dhe pa gabime 2D-/3D-CAD për përpunimin e mëtejshëm të të dhënave në softuerin e planifikimit të konstruksionit, skicat e prodhimit për prodhimin manual, informacionet e planifikimit dhe montimit, listat për prerjen e drurit dhe një pamje 3D për një verifikim të shpejtë vizual. Të gjitha këto i merrni më vete sipas çdo konfigurimi individual ose të përmbledhura për të gjitha projektet. Listat tona të verifikuara të pjesëve të artikujve mund t'i menaxhoni në projekte | Komisione dhe me disa klikime t'i transferoni direkt në dyqanin online të tregtarit të përzgjedhur. Organizoni projektet tuaja në aplikacionin "Projektet e mia" dhe shfrytëzoni opsionin "Listat e mia të porosive" për porosi të përbashkëta edhe për disa projekte njëherazi. Përdorni opsionin "Biblioteka ime" për të ruajtur si modele konfigurimet e nevojshme që përsëriten më shpesh. Modelet në bibliotekë mund të regjistrohen me vlerat tuaja standarde dhe të ruhen për konfigurimin tjetër të radhës. Në hapjen tjetër, vlerat tuaja standarde personale plotësohen në mënyrë automatike. Do t'ju duhet të plotësoni ende vetëm pak vlera. Kështu kurseni shumë kohë – dhe lista e verifikuar e porositjes krijohet me vetëm disa klikime.
RkJQdWJsaXNoZXIy