Katalogu dhe manuali teknik 2024-2025 sq

610 9 〉 Shërbimet Blum 〉 Shërbimet dixhitale 〉 Përdorimet Katalogu 2024/2025 Konfiguruesi i dollapëve Hapat e punës Në cilët hapa të punës ju mbështetim? Marketingu Skicimi | Planifikimi | Oferta Konstruksioni Porosia Përgatitja Dorëzimi | Montimi Shërbimi pas shitjes Skicimi | Planifikimi | Oferta Konfiguroni dhe ruani online pa mundim projektet tuaja. Ju merrni listat e plota dhe të verifikuara të sasive të artikujve për ofertën për klientët tuaj. Konstruksioni Për konstruksionin e dollapëve dhe për aksesorët e përshtatshëm për ta ju mbështet konfiguruesi ynë i produkteve dhe dollapëve. Ju merrni të dhënat CAD në formatet më të përdorura, të cilat mund t'i përdorni më tej në softuerin tuaj të planifikimit të konstruksionit. Softueri juaj ka ndërfaqe BXF¹? Atëherë shfrytëzoni skedarët BXF¹ me informacione shtesë për prodhimin. Porosia Transferoni listat e plota të pjesëve të artikujve direkt në dyqanin online ose te shërbimi për klientin i tregtarit të përzgjedhur. Administroni në mënyrë krejt komode projektet dhe listat tuaja të porosisë te "Projektet e mia" dhe "Listat e mia të porosisë". Përgatitja Përdorni listat tona për prerjet, përmbledhjet e përpunimit ose skicat tona të prodhimit – në formë dixhitale ose analoge për printim. Nëpërmjet skedarit BXF¹ ju transferoni rezultatet tuaja te MINIPRESS me anë të EASYSTICK. ¹ Skedari BXF (Blum eXchange-Format) nuk përmban vetëm informacione që lidhen me aksesorët, por edhe informacionet e prodhimit për pjesët e drurit si p.sh. prerjet dhe pozicionet e shpimit. 9 Ju mbështet nga planifikimi deri në prodhim Konfiguroni dollapë me aksesorë Blum me vetëm disa klikime. Planifikoni me saktësi dhe pa gabime në sajë të verifikimit të integruar të përplasjes. Rezultati i detajuar i planifikimit ju mbështet në mënyrë optimale në procesin tuaj: në planifikim, krijim konstruksioni, porositje dhe prodhim. ▬ Përdorim i detajuar në internet me ndërfaqe përdoruesi që kuptohet lehtë – pa përditësime manuale ▬ Projektoni dollapë duke përfshirë aksesorë të testuar ndaj përplasjes dhe kurseni kohë të vlefshme

RkJQdWJsaXNoZXIy