710 10 〉 Informacione 〉 Informacione të përgjithshme 〉 Këshilla Katalogu 2024/2025 Këshilla të përgjithshme për montimin, përdorimin dhe përdoruesit Faqet e instruksioneve Kushtet e përgjithshme të shitjes dhe të dorëzimit Në çdo hap të procesit të prodhimit produktet tona i nënshtrohen një sistemi të plotë të garantimit të cilësisë. Aksesorët e mobilieve nga Blum janë konceptuar për mobilie dhe pjesë mobiliesh prej druri, pllakash zdrukthi ose MDF në zonën e brendshme. Gjatë punimit me aksesorët duhen ndjekur detyrimisht të gjitha të dhënat teknike, instruksionet dhe kufizimet që përshkruhen në dokumentacionin e shitjes së Blum (katalogët, instruksionet e përdorimit etj.). Prodhuesi i mobilies duhet të garantojë që aksesorët të mbërthehen shumë mirë me vidat e përshtatshme dhe me dimensionet e duhura ose me pjesët fiksuese të ngjashme në materialin mbajtës (p.sh. dru, pllaka zdrukthi etj.). Rekomandimet për mbërthimin e tyre i referohen vidhosjes së aksesorëve në pllakat e veshura të zdrukthit, të cilat janë në përputhje me karakteristikat sipas standardit për pllakat e zdrukthit EN 312, dhe me kërkesën për klasifikimin e llojit P2, me një dendësi bruto prej 650 kg/m³ sipas standardit EN 323. Kërkesat e testimit të Blum u referohen rekomandimeve për mbërthimin e pjesëve sipas përcaktimeve në katalog. Aksesorët e montimit nuk duhen ekspozuar ndaj materialeve gërryese ose agresive. Shmangni dëmtimet ose ndotjet e aksesorëve. Specifikimet tona në lidhje me kapacitetin mbajtës u referohen përdorimeve të zakonshme standarde në ndërtimin e kuzhinave. Në rastin e përdorimeve të veçanta, si p.sh. në rastin e kanateve shumë të rënda ose të larta, të gjatësive nominale shumë të shkurtra, të elementeve shumë të gjera, të gjatësive nominale shumë të mëdha etj., kapaciteti total mbajtës duhet reduktuar sipas rastit. Çdokush që shet aksesorë Blum të këtij katalogu është i detyruar t’ia përcjellë këto informacione blerësve të tij. Pikat e shitjes së Blum janë në dispozicionin tuaj për informacione ose instruksione të tjera plotësuese. Të gjitha dorëzimet dhe shërbimet ofrohen vetëm mbi bazën e kushteve tona të përgjithshme të punës, të cilat sipas dëshirës mund t’jua kalojmë edhe juve. Ne rezervojmë të drejtën për gabimet në përgjithësi dhe për gabimet në printimin e fotove dhe të tekstit, si dhe të drejtën për ndryshime në portofolin ose modelet e produkteve. Për informacione të tjera (p.sh. kushtet e shitjes dhe të dorëzimit) jemi në dispozicionin tuaj në çdo kohë. Fusha e përdorimit – EXPANDO T 104 10
RkJQdWJsaXNoZXIy