Katalogu dhe manuali teknik 2024-2025 sq

711 10 〉 Informacione 〉 Informacione të përgjithshme 〉 Këshillat e sigurisë Katalogu 2024/2025 Siguria për makineritë Direktiva për makineritë Faqet e instruksioneve Informacione të hollësishme mbi direktivat e makinës Short-URL www.blum.com/s025 Faqet e instruksioneve 155°-Mentesha 84 Faqet e instruksioneve Kasetat e mbushura me materiale të rrezikshme Fleta e të dhënave të sigurisë ju informon për përdorimin e saktë dhe vendet e rrezikut të REVEGO. Kur përdoren menteshat me kënd të gjerë në mobilie që mund të arrihen nga fëmijët e vegjël ose kur menteshat janë në një zonë që mund të kapen lehtësisht nga fëmijët (rrezik lëndimi), ne rekomandojmë përdorimin e menteshës sonë me kënd të gjerë 155° 7xx7xx0. Lutemi t'ia përcillni këtë rekomandim me çdo kusht blerësit të mobilieve. Sistemet e kasetave Blum janë konceptuar të përdoren në ambientet private të banimit, si dhe për përdorimet në raftet e dyqaneve dhe në sferën administrative. Në varësi të llojit të materialeve në sirtarë ose në kaseta, ne rekomandojmë përdorimin e sistemeve me bllokues ose me parandalues të shkëputjes. Kjo është veçanërisht e rëndësishme, kur nga vetë materialet mund të krijohet një rrezik i lartë edhe për përdoruesin (p.sh. pajisjet elektrike si prerëset e bukës, thikat apo objekte të tjera të mprehta ose me majë). Pajisjet tona të montimit janë projektuar, prodhuar dhe testuar sipas direktivave më të fundit për sigurinë. Në këtë drejtim vëmendja më e madhe i kushtohet sigurisë së përdoruesit. Instruksionet e plota të përdorimit, krahas udhëzimeve të montimit, përmbajnë edhe këshillat më të rëndësishme për sigurinë në lidhje me vënien në punë dhe përdorimin. Për përdoruesin është detyrimisht e domosdoshme që të lexojë me kujdes dhe t’u përmbahet këshillave tona të bashkëngjitura për përdoruesin. Ndalohet kryerja e ndryshimeve në pajisjet e sigurisë në makineri. Motorët SERVO-DRIVE për mbështetjen e hapjes /mbylljes së dyerve, kanateve dhe kasetave u nënshtrohen përcaktimeve të direktivës evropiane për makineritë 2006/42/KE. Referuar nenit §64, paragrafi i katërt, pika dy e udhëzuesit për zbatimin e direktivës evropiane 2006/42/KE (botimi 2.2 në tetor 2019) dhe interpretimit të EFIC (Konfederata Evropiane e Industrisë së Mobilierisë), motorët Blum SERVO-DRIVE përbëjnë një makineri të kompletuar, kur ata përdoren sipas specifikimeve të Blum. Në këtë mënyrë, të gjitha kërkesat e direktivës për makineritë mbulohen nga vlerësimi i konformitetit i Blum dhe nuk nevojitet një shënim shtesë i mobilies. Nëse mobilia devijon nga specifikimet e Blum, atëherë konformiteti duhet të konfirmohet nga personi që vendos mobilien në treg dhe në mobile duhen vendosur një etiketë e re e tipit. Këshillë: dokumentacionin e qëndrimit të EFIC lidhur me direktivën për makineritë mund ta shihni në faqen e internetit www.efic.eu. Mentesha me kënd të gjerë – këshillat e sigurisë Ne ofrojmë aksesorë parandalues kundër shkëputjes për produktet e mëposhtme LEGRABOX – 750 | 753 Parandalues i integruar i shkëputjes MERIVOBOX – 450 | 453 Parandalues i integruar i shkëputjes TANDEMBOX – 578 | 576 Parandalues i integruar i shkëputjes METABOX – 320 Parandalues kundër shkëputjes si aksesor shtesë, kodi i artikullit 320M0009.01 Plus pajisje kundër animit për mbylljet qendrore MOVENTO – 760H | 766H Parandalues kundër shkëputjes i integruar në kapësjen TANDEM – 560H | 550H Parandalues kundër shkëputjes i integruar në kapësjen TANDEM – 560F | 550F Parandalues kundër shkëputjes i integruar në kapësjen TANDEM – 561H | 551H Parandalues i integruar i shkëputjes TANDEM – 561F | 551F Parandalues i integruar i shkëputjes Të gjitha sistemet Siguresa për fëmijët, kodi i artikullit 295.5501 + 320M0009.01 Të gjitha sistemet e tjera shinave rrëshqitëse nuk kanë bllokues ose parandalues kundër shkëputjes dhe prandaj nuk janë të përshtatshme për sirtarët dhe kasetat që mbushen me materiale të rrezikshme Fleta e të dhënave të sigurisë të REVEGO Fleta e të dhënave të sigurisë të REVEGO Short-URL www.blum.com/s026 10

RkJQdWJsaXNoZXIy